Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar nesër partitë parlamentare në takim.
Takimi pritet të fillojë nga ora 10:30, këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar Besian Mustafa, deputet i LDK-së, i cili është edhe zëdhënës i partisë.
“Po na ka ftuar presidentja në takim për caktimin e datës së zgjedhjeve, takimi nis nga ora 10:30”, tha Mustafa.
The post Kosova drejt zgjedhjeve, Osmani thërret partitë për takim nesër nga ora 10:30, LDK konfirmon ftesën appeared first on Alsat.
