Komiteti Olimpik i Kosovës njofton se Kosova ka fituar dy medalje të argjendit në Kampionatin Ballkanit të Karatesë që është mbajtur në Sarajevë, përcjell TV21. Fitues të medaljeve janë Artiol Shaqiri dhe Ermira Maqedonci.
“Dy medalje të argjendta janë fituar nga ekipi ynë i karatesë në Kampionatin Ballkanik të mbajtur në Sarajevë për kadetë, juniorë dhe U-21. Artiol Shaqiri fitoi medaljen për U-21, ndërsa Ermira Maqedonci për kadete, të dy në kumite. Afër medaljes ishin edhe shumë garues tjerë që zunë vendet e pesta. Urime garuesve dhe FKK-së dhe suksese tjera”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik.
