Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka folur sot në konferencën e fundit për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Islandës, ku Dardanët do të synojnë të marrin një rezultat pozitiv dhe të ngjiten në Ligën B.

Foda shprehet se do jetë një përballje 50-50 si dhe vë në dukje cilësitë e kundërshtarit. Trajneri i Kosovës ende nuk e ka vendosur se cili do jetë portieri që do zëvenësojë Aro Muric.

“E kam thënë edhe më parë, kjo ndeshje është 50-50, gjë që u dëshmua edhe në ndeshjen e parë, ku të dy kombëtaret ishin tejet të përafërta dhe patën mundësitë e tyre të shënimit, por në fund fituam ne. Edhe pse patëm disa mundësi të mira për të shënuar golin e tretë, por nuk i konkretizuam rastet siç duhej.

Islanda ka futbollistë tejet cilësor  sidomos në fazën e sulmit dhe për ne do të jetë e rëndësishme se si do të luajmë kur kundërshtari të ketë zotërimin e topit. Ndonëse po luajmë si mysafir, ne do të kërkojmë të bëjmë lojën tonë, të kriojmë raste, të kemi posedimin, të shënojmë gola dhe të fitojmë ndeshjen.

Do të kemi edhe një stërvitje të fundit. Aty do të flas me portierët që kam në dispozicion dhe do të marr vendimin se kush do të jetë titullar nesër ndaj Islandës”, përfundoi Foda.

The post Kosova luan pjesën e dytë të “finales” ndaj Islandës, trajneri Franco Foda nuk e ka marrë ende vendimin e rëndësishëm appeared first on Telesport.