Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka folur pas shortit të hedhur në Zvicër për Kupën e Botës 2026, ku Kombëtarja e Kosovës ra në Grupin B së bashku me Zvicrës, Suedinë dhe Slloveninë. Trajneri gjerman e ka cilësuar si të balancuar grupin ku Dardanët do të luajnë kualifikueset për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
“Është një grup i vështirë, por shumë i balancuar”, ka thënë fillimisht Foda pas hedhjes së shortit. “Avantazhi është se nuk duhet të udhëtojmë larg dhe tani do të merremi shumë intensivisht dhe në mënyrë specifike me kundërshtarët”. “Në këtë grup, gjithçka është e mundur”, përfundoi përzgjedhësi i Kosovës. Kosova pritet t’i fillojë ndeshjet kualifikuese nga muaji shtator i vitit 2025.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi ka folur pas shortit gjithashtu. Ademi i ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarët e Kosovës në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, e cila do të mbahet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Megjithatë, kryetari i FFK-së nuk e ke cilësuar si mision të pamundur kualifikimin dhe shpreson që ekipi kombëtar të jetë i kompletuar për këtë kualifikuese. “Është një grup jashtëzakonisht i vështirë. Janë kombëtare të vërtetuara që kanë qenë në kampionate europiane, si Sllovenia, pothuajse të gjitha. Por, në këtë të fundit, Sllovenia dhe Zvicra. Me Suedinë dhe të gjitha tjerat kemi luajtur, janë ekipe të gjitha ekipe të vështira”, ka thënë fillimisht Ademi.
The post Kosova në Grupin B | Foda e quan “të balanacuar”! Presidenti i Federatës: “Jashtëzakonisht i vështirë” appeared first on Telesport.
