Trajneri i Kosovës, Franco Foda ka nisur sot nga puna për dy ndeshjet e “play-off”-it të Ligës së Kombeve kundër Islandës, që zhvillohen më 20 dhe 23 mars. Fisnik Asllani dhe Florent Hadergjonaj nuk do të mund të marrin pjesë për shkak të lëndimeve. Qëndrim Zyba është thirrur si zëvendësues.

Foda gjithashtu ka folur mbi rastin Brruti & Co shuan polemikat me diplomaci: “Lojtarët duhet të zgjedhin vetë për kë duan të luajnë. Nuk i bëj presion asnjërit prej tyre.”

Edhe kësaj radhe, Foda krahas listës prej 26 futbollistëve, e ka përpiluar edhe listën e zgjeruar prej 9 futbollistëve. Dardanët filluan sot grumbullimin dhe stervitjen e parë e zhvilluan në orën 17.30.

The post Kosova nis nga puna mbi dy ndeshjet vendimtare ndaj Islandës. Foda shuan polemikat mbi rastin “Brruti” appeared first on Telesport.