Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu priti delegacionin e Maqedonisë së Veriut në mbikëqyrjen e punimeve në rrugën Prizren-Tetovë.
Nga Maqedonia e Veriut përveç ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski, të pranishëm ishin edhe zv/ministrja Kaltrina Zekolli, drejtori i N.P. “Rrugët Shtetërore” Koce Trajanovski dhe zv/drejtori Nazim Taipi.
Kosova tashmë ka nisur punët për ndërtimin e kësaj rruge, ndërsa në Maqedoni vijojnë procedurat burokratike.
