Kosova shpërblehet me 250 mijë euro, Qeveria premto edhe 1.5 mln euro për kualifikim në Botërorin 2026

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi përmes një shkrimi në rrjetet sociale falënderoi Qeverinë në detyrë dhe Albin Kurtin për mjetet e ndara për përfaqësuesen e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti konfirmoi se kanë ndarë 250 mijë euro pas kalimit të fazën ‘play-off’, teksa zotohen se do të ndajnë edhe 500 mijë euro në rast fitoreje ndaj Sllovakisë dhe 1 milion euro tjera në rast kualifikimi në Kampionatin Botëror, që do të zhvillohet në Meksiko, SHBA dhe Kanada.

 

Albin Kurti, kryeministri në detyrë

“Për suksesin historik në fuhsën e kualifikimeve për Botërorin 2026, kalimin në fazën e play off-it, me vendim të qeverisë do të ndajmë 250 mijë euro shëprblim. Në fazën e radhës hyjmë me plot vetbesim. Dhe besimin tone në të po e shprehim me zotimet tona për ta. Së pari, në rast të fitores ndaj Sllovakisë zotohemi për shpërblim prej 500.000 eurosh. Dhe së dyti, në rast të kualifikimit në kupën e botës, zotohemi edhe për një milion euro të tjera shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty.”

The post Kosova shpërblehet me 250 mijë euro, Qeveria premto edhe 1.5 mln euro për kualifikim në Botërorin 2026 appeared first on Alsat.