Kosova ngre lart flamurin me dy çmime prestigjioze në “Sing for Gold – The World Choral Cup” të mbajtur në Barcelonë!
Në një skenë ndërkombëtare plot emocione dhe konkurrencë, Siparantum Choir nga Kosova rrëmbeu jo një, por dy çmime të mëdha: Medaljen e Artë (Golden Medal) për performancën e jashtëzakonshme Çmimin Special për Programin Kontemporan më të Mirë dhe Interpretimin në Skenë.
Ky sukses është një moment historik për muzikën dhe kulturën e Kosovës, duke e vendosur vendin tonë në hartën globale të muzikës korale.
“Jam jashtëzakonisht i lumtur që përmes artit, kulturës dhe muzikës po arrijmë të dëshmojmë potencialin e jashtëzakonshëm që kemi si shoqëri. Dy çmimet e fundit janë një dëshmi e suksesit të përpjekjeve dhe punës sonë të palodhur gjatë këtyre viteve. Ky vlerësim është një motivim i fuqishëm për të vijuar përpara dhe për të arritur horizonte të reja”, ka thënë për albinfo.ch, fotografi Arben Llapashtica./albinfo.ch
