Kombëtarja e Kosovës ka vijuar përgatitjet për gjysmëfinalen e “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, duke zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore.
Sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës, atmosfera në skuadër ka qenë shumë pozitive, ndërsa futbollistët kanë treguar përkushtim maksimal dhe disiplinë në zbatimin e detyrave taktike të përzgjedhësit Franco Foda.
Stërvitja e fundit para ndeshjes kundër Sllovakisë do të mbahet nesër nga ora 11:00 në Stadiumi Fadil Vokrri. Pas kësaj, ekipi do të udhëtojë drejt Bratisllavës, ku të enjten do të zhvillohet përballja gjysmëfinale.
