Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale për ta zgjedhur presidentin.

Në ditën e fundit të afatit kushtetues, Kurti duke hyrë në objektin e Kuvendit, tha se deputetët e opozitës e kanë obligim kushtetues të jenë në seancën e sotme.

“Po bëjmë përpjekje maksimale, po e shohim a po vijnë deputetët e opozitës sepse e kanë obligim kushtetues”,  tha ai.

LVV-ja dje ka propozuar dy kandidate për president, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. Kjo e para në votimin e djeshëm mori 64 vota, mirëpo pas kësaj kryeparlamentarja ndërpreu seancën për ta vazhduar sot./KosovaPress.

The post Kosovë: Dita e fundit e zgjedhjes së presidentit, Kurti: Po bëjmë përpjekje maksimale appeared first on Alsat.