KQZ ka publikuar të dhënat e para nga numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri në ora 09:00 në procesin e votimit.

Dy orë pas hapjes së qendrave të votimit në 18 komunat ku po organizohet balotazhi në Kosovë, numri i qytetarëve që kanë marrë pjesë deri tani në votim është 26 mijë e 86, transmeton KosovaPress.

Ky numër (26 mijë e 86) i votuesve paraqet 1.98% të numrit të përgjithshëm të qytetarëve që kanë dalur për të votuar deri tani.

Kujtojmë që nga 18 komunat ku organizohet balotazhi të drejtë vote kanë 1 milion e 316 mijë e 672 qytetarë.

Në kryeqytet deri tani kanë votuar 5 mijë e 998 qytetarë nga 222 mijë e 418 me të drejtë vote apo 2.70%

The post Kosovë/ Nën 2% pjesëmarrja e votuesve në balotazh deri ora 09:00 appeared first on Alsat.