Qytetarë të shumtë kanë filluar të mblidhen për protestën e organizuar nga veteranët për të kundërshtuar veprimet e Gjykatës Speciale. Protesta pritet të fillojë në orën 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Disa komuna kanë ofruar transport falas për qytetarët që dëshirojnë të marrin pjesë në protestë, ndërsa një pjesë e tyre tashmë kanë arritur në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

Protestuesit mbajnë në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të pjesëtarëve të UÇK-së.

The post Kosovë/ Nis ardhja e qytetarëve nga komunat tjera për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së appeared first on Alsat.