Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinoski, sqaroi miratimin e vendimit për të mos hapur procedurë.
Sipas tij, nuk është problematike që KSHZ ka miratuar Rregulloren, pasi që me këtë e ka plotësuar zbrazëtirën ligjore që legjislativi nuk e ka plotësuar me ndryshimet që i ka kërkuar Gjykata Kushtetuese.
“Do të ishte shkelje shumë e madhe dhe e rëndë e Kushtetutës dhe mosrespektim të vendimit tonë nëse KSHZ nuk do të vepronte në këtë mënyrë. Paramendoni qytetarët e pavarur të mos kenë të drejtë, të mos ketë kritere sipas të cilave ata do të merrnin në procesin zgjedhor. A do të nënkuptonte ajo zbatim i vendimit tonë? Ajo do të nënkuptonte shkelje brutale edhe të vendimit tonë edhe të Kushtetutës edhe të Kodit Zgjedhor”, tha Darko Kostadinovski, Kryetar i Gjykatës Kushtetuese./ Alsat.mk
The post Kostadinoski: Nuk është problematike që KSHZ ka miratuar Rregulloren appeared first on Alsat.
