Edhe pse kontrata aktuale i skadon në qershor të vitit 2030, Jules Kounde është përfolur vazhdimisht për një largim të mundshëm nga Barcelona. Bashkë me Alejando Balde, dy mbrojtësit e krahëve te Barcelona, nuk konsiderohen si të pashitshëm, ndaj klubi katalanas është i hapur për largimin e tyre.

El Nacional se Barcelona ka ulur pretendimet për mbrojtësin francez. Nëse më parë kërkonte 80 milionë euro për të lënë të lirë Kounde, tani Barcelona ka lënë të kuptohet se do të mjaftohej me një ofertë rreth 60 milionë euro plus bonsuet e ndryshme që lidhen me perfomancën e mbrojtësit.

Hansi Flick ka dhënë dritën jeshile për shitjen e mundshme të Kounde. Së pari, për shkak të përshtatjes së shkëlqyer të Eric Garcia në pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Dhe së dyti, sepse paratë e përfituara nga shitja e Kounde mund të financonin pjesërisht blerjen e një mbrojtësi qendror që luan me këmbën e majtë ose të një anësori të ri.

The post Kounde mund të largohet shumë shpejt nga Barcelona, por vetëm me një kusht appeared first on Telesport.