Borussia Dortmund ka ngjitur shkallët në renditjen e Bundesliga. Fitorja të premten 1-0 ndaj Augsburg jashtë fushe, falë një goli të Serhou Guirassy ka rikthyer verdhezinjtë në vendin e tretë, 7 pikë pas Bayern Munich.
Edhe pse bavarezët duken të pakapshëm këtë sezon, për trajnerin e Borussia, Niko Kovac, ky është një moment i mirë para ndeshjes në Champions League kundër Manchester City.
Goli i Guirassy është i rëndësishëm për skuadrën, çka e konfirmon trajneri Kovac: “Kemi nevojë për sulmuesin tonë, kemi nevojë për Serhou. Ai është personi që mund të na garantojë pikë”.
“Sa më shumë shënon, aq më e lehtë është për ne të fitojmë ndeshje. Ai nuk ka shënuar në javët e fundit, gjë që i bëri gjërat më të vështira për ne. Ai shënoi golin e fitores dhe na dha 3 pikët, ndërsa e mbajtëm portën të paprekur, gjë që është pozitive”, tha Kovac.
The post Kovac: Ai është i rëndësishëm për ne, pasi golat e tij na japin pikët që kemi nevojë appeared first on Telesport.

