Niko Kovac, trajneri i Borussia Dortmund, diskutoi të ardhmen e tij pas fitores së ekipit të tij, 3-2 kundër Eintracht Frankfurt. Një fitore që konfirmoi matematikisht vendin e dytë të verdhezinjve në Bundesliga.
Kontrata e tij skadon në vitin 2027, por ka mundësi për një rinovim: “Kam edhe një vit të mbetur në kontratën time dhe jam shumë i lumtur këtu. Shumë trajnerë qëndrojnë në klubet e tyre vetëm për një vit. Ndoshta do të qëndroj këtu edhe më gjatë.”
Me mbërritjen në Dortmund në vitin 2025, Kovac e ka kualifikuar ekipin në Champions League në dy sezone radhazi. Qëllimi është të përpiqet të fitojë një trofe, të cilin Borussia e ka ndjekur që nga viti 2021, kur fitoi Kupën e Gjermanisë.
“Sigurisht që të gjithë synojmë një trofe, pasi ky është objektivi. Mendoj se sezonin e ardhshëm ai do të jetë objektivi ynë kryesor, të fitojmë një trofe. Do të na duhet të përgatitemi mirë për të qenë gati për një sezon të gjatë”, tha Kovac.
The post Kovac: Do të qëndroj gjatë në Dortmund, ka ardhur koha për të fituar një trofe appeared first on Telesport.
