Me të filluar fjalimin e tij, Jakup Krasniqi nga Haga uroi qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e pavarësisë, shkruan TV21. Sa i përket gjyqit, Krasniqi tha se për pesë vite i janë mohuar të drejtat që garantojnë konventat evropiane që siç tha, e drejta për të jetuar në liri e një njeriu që është në fazën e fundit të jetës

“Qëndroj sot këtu para jush jo si një kriminel që përshkruan aktakuza e Prokurorisë, por si një njeri i lindur dhe i kalitur në luftëra për dinjitet njerëzor, nga një popull që refuzoi që të zhduket nga politikat e krimit dhe të gjenocidit të Serbisë”, tha Krasniqi.