Pesë gola dhe tre asiste. Ky është bilanci personal i Edon Zhegrovës me përfaqësuesen e Kosovës.

Pas problemeve me Federatën, mesfushori ofensiv u rikthye në fushë në transfertë kundër Lituanisë. Dardanët fituan 1-2 dhe Zhegrova shënoi një gol të shkëlqyer në ndeshjen e vlefshme për Nations League.

25-vjeçari duket sërish i lumtur dhe i kënaqur që vesh fanellën e Kosovës. Pas triumfit, ai ka reaguar me një postim në Instagram, ku u shpreh i gëzuar për golin duek theksuar se është krenar që përfaqëson Kosovën.

“Bravo për ekipin për fitoren e marrë. I lumtur që kam shënuar një tjetër gol dhe krenar që përfaqësoj shtetin tim”, shkruhet në postimin e publikuar nga Zhegrova. Le të zgjasë sa më shumë kjo lidhje emocionale, sepse vetëm gola prodhon.

The post “Krenar që përfaqësoj shtetin tim”, Zhegrova reagon pas rikthimit me gol dhe fitore appeared first on Telesport.