Sektori për Punë të Brendshme – Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër tre personave, M.M. (54), A.A. (28) dhe F.A. (41), të gjithë nga Shkupi, për veprën penale “rrezikim i ambientit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, njofton TV21.
Sipas MPB-së, të dyshuarit për një periudhë më të gjatë kanë krijuar deponi ilegale në rrugën “Zendel Xhemaili” në Shkup, duke grumbulluar hekur të vjetër, akumulatorë dhe metale të ndryshme pa licencë dhe pa regjistrim ligjor. Këto aktivitete, sipas policisë, kanë ndikuar negativisht në cilësinë e tokës dhe ajrit, duke rrezikuar edhe shëndetin e qytetarëve.
Materialet e grumbulluara dhe të transportuara në mënyrë të paligjshme janë konfiskuar, ndërsa rasti është dorëzuar në Prokurorinë Publike të Shkupit për procedim të mëtejshëm./TV21