Kryeministri spanjoll, Pedro Sançez, edhe një herë e theksoi kritikën e tij ndaj luftës në Iran, duke thënë se ishte një “gabim i jashtëzakonshëm” dhe “jashtë” së drejtës ndërkombëtare. Sançez ka dalë sërish si kritiku më i zëshëm i Evropës ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke tërhequr zemërimin e tij për refuzimin e lejes që ushtria amerikane të kryejë operacione nga bazat ushtarake spanjolle për sulmet ndaj Iranit. Përndryshe, Tramp shpërtheu ndaj kryeministrit spanjoll të martën, duke thënë se do të “ndalojë të gjithë tregtinë me Spanjën” si hakmarrje për këtë ofendim.

“Dhe gjithashtu besoj se midis vendeve aleate, është mirë të ndihmosh kur dikush ka të drejtë dhe gjithashtu të tregosh kur dikush është gabim ose bën një gabim, ashtu siç është rasti. Kjo luftë në Iran, sipas mendimit tim, dhe sipas mendimit të qeverisë së Spanjës, është një gabim i jashtëzakonshëm”, u shpreh kryeministri i Spanjës Pedro Sançez.