Kryesfida e javës së 36-të në Premier League mes Liverpool-it dhe Chelsea-s është mbyllur në barazim 1-1. Në sfidën e luajtur në “Anfield”, vendasit gjetën të parët avantazhin me Ryan Gravenberch në minutën e 6-të.
Holandeiz shënoi një gol tejet të bukur me një goditje spektakolare në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Rio Ngumoha. Barazimi i londinezëve do të vinte në minutën e 35-të, ku Enzo Fernandez do të shënonte direkt nga goditja e dënimit.
E nisur si një krosim në zonë, goditja e argjentinasit përfundoi në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 1-1, por rezultati nuk ndryshoi as në 45 minutat e dyta.
Pas këtij barazimi, Liverpool gjendet në vendin e 4-të me 59 pikë. Chelsea merr pikën e parë pas 6 humbjesh rresht në kampionat dhe renditet në vendin e 9-të me 49 pikë.
The post Kryesfida e javës së 36-të në “Anfield” mbyllet në paqe. Chelsea merr pikën e parë pas 6 humbjesh rresht (video) appeared first on Telesport.
