KSHZ-ja ka publikuar të dhënat e para për daljen e votuesve deri në orën 9. Sipas këtyre të dhënave, deri në orën 9 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 3 për qind e votuesve.

Gjatë konferencës së parë për shtyp KSHZ-ja njoftoi për një pengesë teknike në një vendvotim në Kumanovë. Sipas kreut të KSHZ-së Boris Kondarko, për shkak të ndërprerjes së rrymës elektrike në këtë vendvotim nuk mund të përdoret aparati biometrik. Me vendim të KSHZ-së votimi ka vazhduar me sprej dhe uv lamb.

“Në Kumanovë në një vend votim në të cilin janë të regjistruara 12 votues, për shkak të ndërprerjes së rrymës, KSHZ-ja ka sjell vendim që procesi zgjedhor në këtë vendvotim të vazhdoj pa pajisje elektronike, me uv llambë dhe me sprej”, tha Boris Kondarko, kryetar i KSHZ-së.

The post KSHZ për jehonën e votuesve: Deri në ora 9 vetëm 3 për qind e shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës appeared first on Alsat.