Ministria e Shëndetësisë informon se katër pacientë të tjerë që u lënduan në zjarrin në Koçan po kthehen nga jashtë vendit dhe do të mbahen nën vëzhgim në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”. Më konkretisht, një nga pacientët mbërriti dje nga Sofja, dy pacientë po kthehen sot nga Beogradi, dhe pacienti i katërt pritet të mbërrijë nesër nga Sofja, ndërsa edhe 11 pacientë të tjerë të plagosur në zjarrin në Koçan janë për trajtim në qendrat e huaja mjekësore. Pacientët që po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje të qëndrueshme.
