Dy barazime, një fitore. Barazim kundër Belgjikës, rezultat fantastik, pason dueli kundër Kazakistanit. Një fillim më i mirë i kualifikimeve për Kupën e Botës nuk do të mund të dëshironim. Megjithatë, ai sukses 1:1 kundër Belgjikës në Shkup, ndoshta nuk do të ketë ndonjë domethënie nëse nesër nuk arrihet një rezultat pozitiv në “Astana Arena”. Të tilla janë paralajmërimet nga kampi i ekipit kombëtar të Maqedonisë. Në fakt, ata presin rezultat pozitiv, edhe pse në deklaratat dhe paralajmërimet në konferencën për shtyp para kësaj përballjeje, pati edhe vlerësime për kundërshtarin. Le të ndjekim disa nga deklaratat e dhëna në konferencën për media.

“Për mua, pas ndeshjes me Belgjikën, kur hyra në zhveshtore, ok, nxorëm një rezultat pozitiv, u gëzuam, dhe që nga ai moment unë mendoj për Kazakistanin. Unë mendoj se unë dhe bashkëlojtarët e mi duhet të jemi të disiplinuar dhe të përqendruar në ndeshjen e radhës”, tha Stole Dimitrievski – Portier i Përfaqësueses.

“Shumë gjëra do të varen nga stërvitja e sotme. Para dy ditësh kishim një ndeshje të vështirë. Duam të shohim në çfarë gjendjeje janë lojtarët nga aspekti fizik dhe emocional, pastaj do të marrim vendime. Do të thosha sërish, atë që jep rezultat, nuk do ta ndryshonim”, tha Robert Stojanovski – Ndihmës i parë i trajnerit Milevski.

Ndeshja luhet nesër me fillim në ora 16:00 sipas orës së Maqedonisë. Trajneri Blagoja Milevski nuk mundi të jetë i pranishëm në konferencën për media për shkak të dy kartonëve të verdhë në dy ndeshje radhazi dhe ishte i pezulluar. Nuk priten ndryshime në përbërjen tonë, ndërsa publiku në vendin tonë sigurisht pret përsëritje të lojës kundër Belgjikës dhe shpreson për fitore. Ndoshta, në varësi të rezultatit mes Uellsit dhe Belgjikës, nga Astana mund të kthehemi me vendin e parë.