Luhen këtë mbrëmje ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, për zonën e Europës. Vëmendja e gjithë shqiptarëve është në Goteborg, aty ku Kosova po fiton 0-1 në transfertë ndaj Suedisë.  Goditja nga jashtë zone e Vedat Muriqit devijohet dhe më pas dërgohet në rrjetë nga Fisnik Asllani në minutën e 31′. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Dardanët. Po në këtë grup, Sllovenia po barazon pa gola ndaj Zvicrës.

Në sfidat e tjera, Gjermania po fiton në transfertë në Belfast 0-1 ndaj Irlandës së Veriut, falë golit të Nick Woltemade. Surpriza vjen nga Reykjavik, aty ku Islanda po udhëheq 1-0 ndaj Francës, me golin e Palsonn në minutën e 39-të.

Në Cardiff, Belgjika përmbysi shpejt disavantazhin ndaj Wellsit. Vendasit gjetën golin me Joe Rodon në minutën e 8′, belgët fillimisht barazuan me De Bruyne nga penalltia në minutën e 18-të dhe gjashtë minuta më pas kaluan në avantazh me Thomas Meunier. Po në këtë grup, Maqedonia po barazon në fushën e saj 0-0 ndaj Kazakhstan.

The post KUALIFIKUESET, 45′ e para: Asllani nderon Kosovën. Gjermania dhe Belgjika “ok”, Franca “ngrin” në Islandë appeared first on Telesport.