Holanda vazhdon e sigurt rrugën drejt Botërorit. “Tulipanët” mundën 4-0 Finlandën në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam. Protagonisti kryesor i ndeshjes Memphis Depay, me dy asiste dhe një gol nga pika e bardhë e penalltisë.
Golat e tjerë për Holandën u shënuan nga Malen, Van Dijk dhe Cody Gapko. Pas kësaj fitoreje, Holanda kryeson grupin G me 16 pikë me 6 ndeshje, Polonia dhe Finlanda renditet në vendin e dytë dhe të tretë me nga 10 pikë.
Në “Torshavn”, pas Malit të Zi, Ishujt Faroe kanë mundur 2-1 edhe Rep. Çeke. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Në grupin L, kryeson Kroacia me 13 pikë, e dyta Rep. Çeke me 13 pikë dhe Ishujt Faroe të tretët me 11 pikë. Kroatët kanë dy ndeshje më pak.
Në grupin C, Skocia ka bërë detyrën në Glasgoë duke mundur 2-0 Biellorusinë. Golat për vendasit u shënuan nga Che Adams dhe Scot McTominay. Skocia mban momentalisht vendin e parë në grupin C me 10 pikë, Danimarka e dyta me 7 pikë, e cila përballet në mbrëmje me Greqinë.
The post KUALIFIKUESET: Holanda e sigurt drejt Botërorit, Ishujt Faroe befasojnë Rep. Çeke appeared first on Telesport.