Përveç ndeshjeve të grupit K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, sot u luajtën edhe sfidat kualifikuese të grupeve të tjera. Në grupin I, Italia fitoi në Udine 3-0 ndaj Izraelit. Për “Axurrët” shënoi Mateo Retegui nga penalltia në minutat shtesë të pjesës së parë. Goli i dytë u shënua sërish nga Retegui në minutën e 75-të, këtë herë sulmuesi u tregua fantastik me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gianluca Mancini vulosi fitoren 3-0 për Italinë me golin në minutat shtesë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Estonia dhe Moldavia u ndanë në barazim 1-1, Norvegjia pushim.

Situata në grupin I është e tillë:

1. Norvegjia 18 pikë në 6 ndeshje
2. Italia 15 pikë në 6 ndeshje
3. Izraeli 9 pikë në 7 ndeshje
4. Estonia 4 pikë në 7 ndeshje
5. Moldavia 1 pikë në 6 ndeshje

Në grupin E, Turqia fitoi 4-1 ndaj Gjeorgjisë, me golat e shënuar nga Kenan Yildiz 14′, Demiral 22′, 52′ dhe Akgun 35′. Për miqtë shënoi golin e nderit mesfushori Giorgi Kochorashvili në minutën e 65-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, në Valladolid, Spanja bëri detyrën duke fituar 4-0 ndaj Bullgarisë, me golat e Mikel Merino 35′, 57′, autogoli i Chernev 79′ dhe goli nga penalltia e Mikel Oyarzabal në shtesë.

Renditja në grupin E, pas 4 ndeshjesh:

1. Spanja 12 pikë
2. Turqia 9 pikë
3. Gjeorgjia 3 pikë
4. Bullgaria 0 pikë

SHIKOGOLAT

Në grupin F, Portugalia nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Hungarisë në Lisbonë. Hunagrezët kaluan të parët në avantazh me Attila Szalai në minutën e 8-të. Luzitanët përmbysën shifrat me dy golat e Cristiano Ronaldo në minutat 22′ dhe 45+3′. Me dy golat e shënuar sot, Cristiano Ronaldo numëron 948 gola në karrierë. Dominik Szoboszlai barazoi shifrat për Hungarinë në minutën e 90+1′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda fitoi 2-0 në Dublin ndaj Armenisë, me golin e Evan Ferguson.

Renditja në grupin F, pas 4 ndeshjesh:

1. Portugalia 10 pikë
2. Hungaria 5 pikë
3. Irlanda 4 pikë
4. Aremnia 3 pikë

SHIKOGOLAT

The post KUALIFIKUESET: Italia bën detyrën ndaj Izraelit, Portuaglia “digjet” në fund, Spanja dhe Turqia “ok” appeared first on Telesport.