Me 99.99% Kroacia do të luajë në Kupën e Botës 2026. Kroatët fituan në shtëpi 3-0 ndaj Gjibraltarit dhe tani ju duhet vetëm një pikë në dy ndeshjet e fundit.

Toni Fruk shënoi në minutën e 30-të për vendasit, të cilët e mbyllën në avantazh 1-0 pjesën e parë. Në fillim të pjesës së dytë, Lovro Mojer gabon nga penalltia. Goli i sigurisë për kroatët do të vinte në minutën e 78-të me Luka Sucic. Martin Erlic shënon golin e tretë në minutën e fundit shtesë.

Kroacia kryeson grupin L me 16 pikë në 6 ndeshje. Në vend të dytë renditet Rep. Çeke me 13 pikë, e cila ka në dispozicion vetëm një ndeshje, por duke qenë se në ndeshjet direkte mes tyre, njërën e kanë fituar kroatët, tjetra ka dalë barazim, Kroacia e ka të sigurt vendin e parë.

Në grupin C, Danimarka fiton në Copenhagen 3-1 ndaj Greqisë dhe ngjitet në krye me 10 pikë, aq sa Skocia. Rasmus Hojlund shënoi fillimisht për danezët në minutën e 21-të, duke përfituar nga një top i kthyer mbrapsht gabim nga mbrojtësi grek. Dy golat e tjerë u shënuan në fund të pjesës së parë në dy minuta, Andersen 40′ dhe Damsgaard 41′. Christos Tzolis shënoi golin e vetëm për grekët në pjesën e dytë.

Në Kaunas, Polonia fitoi në transfertë 0-2 ndaj Lituanisë. Për polakët shënoi Sebastian Szymanski direkt nga goditja e këndit në minutën e 15-të. Robert Lewandowski vulosi fitoren në minutën e 64-të. Në këtë grup, Holanda kryeson me 16 pikë me 6 ndeshje, Polonia me 13 pikë në 6 ndeshje. Ndeshja e radhës, Poloni-Holandë.

Në Bukuresht, Rumania fitoi në frymën e fundit 1-0 ndaj Austrisë. Virgil Ghita shënoi në minutën e 95-të golin e fitores. Austriakët kryesojnë grupin me 16 pikë në 6 ndeshje, ndjek Bosnja me 13 pikë në 6 ndeshje. Romania e treta me 10 pikë.

The post KUALIFIKUESET: Kroacia siguron me 99.99% biletën, nuk zhgënjejnë Danimarka dhe Polonia appeared first on Telesport.