Përveç Suedi-Kosovë, ku dardanët fituan 0-1, sonte u luajtën edhe ndeshjet e tjera kualifikuese për grupet e tjera. Në grupin A, Gjermania fitoi në Belfast 0-1 në transfertë ndaj Irlandës së Veriut, falë golit të Nick Woltemade në minutën e 30-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sllovakia fitoi 2-0 ndaj Luksemburg. Gjermania dhe Sllovakia kryesojnë me nga 9 pikë, ndjek Irlanda e Veriut me 6 pikë dhe mbyll Luksemburgu me 0 pikë.
Në grupin D, Franca barazoi në Reykjavik 2-2 ndaj Islandës. Vendasit e mbyllën në avantazh pjesën e parë 1-0, falë golit të Palsonn në minutën e 39-të. Francezët barazuan shifrat me Nkunku në minutën e 62-të. Pas mori një top nga Lucas Digne, Nkunku bëri vetë gjithçka mirë dhe në fund dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 68-të, Jean-Philippe Mateta shënon golin e parë me fanellën e Francës, në ndeshjen e tij të parë si titullar. Reagimi i islandezëve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat pas dy minutash me golin e Hlynsson. Rezultati final, 2-2. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Ukraina fitoi 2-1 ndaj Azerbajxhanit.
Franca kryeson me 10 pikë, Ukraina në vend të dytë me 7 pikë, Islanda e treta me 4 pikë dhe mbyll Azerbajxhani me 1 pikë.
Në grupin J, Maqedonia e Veriut lëshon vendin e parë pasi barazoi në shtëpi 1-1 ndaj Kazakhstan. Belgjika fitoi 2-4 në Cardiff ndaj Wellsit dhe ngjitet në krye. Vendasit gjetën golin me Joe Rodon në minutën e 8′, belgët fillimisht barazuan me De Bruyne nga penalltia në minutën e 18-të dhe gjashtë minuta më pas kaluan në avantazh me Thomas Meunier. De Bryne do të shënonte sërish nga penalltia në minutën e 75-të. Broadhead ngushton shifrat në 2-3 në minutën e 89-të, ndërsa Lucas Trossard vulosi fitoren 2-4 për blegët me golin e tij në minutat shtesë.
The post KUALIFIKUESET: Maqedonia e Veriut i bën “gropën” vetes. Belgjika dhe Gjermania bëjnë detyrën. “Ngec” Franca appeared first on Telesport.