Kolona të gjata automjetesh në vapë presin të kalojnë kufirin maqedono-serb në pikën kufitare “Tabanocë”.

Pesë kolona me automjete kanë pritur për më shumë se një orë për të hyrë në Serbi.

“Për shkak të problemeve teknike, sistemi i pikës së përbashkët kufitare me Republikën e Serbisë po funksionon ngadalë, prandaj ka vonesa të caktuara gjatë hyrjes në R epublikën e Serbisë. Shërbimet kompetente po marrin masa intensive për të eliminuar problemin dhe për të normalizuar funksionimin e sistemit sa më shpejt të jetë e mundur”,

informoi Ministria e Brendshme”.

The post Kufiri Tabanocë – Serbi i mbingarkuar, kolona kilometrike automjetesh appeared first on Alsat.