MPB e përforcon luftën kundër mashtrimeve telefonike të cilat kohëve të fundit janë gjithnjë e më të shpeshta, përcjell TV21. Mashtruesit përdorin teknika për falsifikimin e Caller ID dhe riorientim të numrave telefonikë, për të marrë informacione të besueshme ose mjete financiare.

Ata paraqiten si përfaqësues të bankave, institucioneve publike ose kompanive. Hetimi i MPB-së tregoi se mashtruesit përdorin teknologji që u mundësojnë t’i fshehin thirrjet dhe të manipulojnë me viktimat. Sektori për krim kompjuterik u apelon qytetarëve të kenë kujdes gjatë marrjes së thirrjeve nga numra të panjohur, të mos japin të dhëna personale ose informacione bankiere përmes telefonit, dhe t’i denoncojnë rastet e dyshimta në stacionin më të afërt policor.