Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të Shuto Orizarës, respektivisht në rrugën që të çon drejt burgut të Shutkës, përcjell TV21. Një veturë “VW Polo” është përplasur me një veturë “BMW X1”. Sipas dëshmitarëve, nuk ka persona rëndë të lënduar. Në vendin e ngjarjes prezent ishin edhe ekipi i policisë. Mëngjesin e sotëm Shkupi është kaluar nga mjegulla e dendur, në të gjitha rrugët ka ulje të dukshmërisë, apel për shoferët që të kenë kujdes gjatë vozitjes.