Prej sot hyn në fuqi detyrimi për përdorim të detyrueshëm të pajisjes dimërore për automjetet, i cili do të zgjasë deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.
“Për të shmangur gjobat dhe shkeljet në komunikacion, duhet ta harmonizoni automjetin tuaj në përputhje me kërkesat e përcaktuara: automjete deri në 3.500 kg – kërkohen goma dimërore në të gjitha rrotat me thellësi të sipërfaqes prej të paktën katër milimetra, ose goma verore me të njëjtën thellësi, me zinxhirë bore të detyrueshëm, automjete me të gjitha rrotat aktive (4×4) – goma dimërore me thellësi prej të paktën gjashtë milimetra, ose goma verore me thellësi minimale prej katër milimetra dhe zinxhirë bore, automjete mbi 3.500 kg – goma dimërore me thellësi prej gjashtë milimetra në rrotat aktive, ose goma verore me thellësi minimale prej katër milimetra, me zinxhirë bore të detyrueshëm”, informojnë nga Lidhje Auto-moto e Maqedonisë.
Përveç kësaj, autobusët dhe automjetet transportuese të mallrave duhet të mbajnë mjet si lopatë, nëse nuk mund të përdorin zinxhirë për borë.

