Kumanovë: Kërkohet 24-vjeçari Faton Latifi – është larguar në drejtim të panjohur

Familjarët raportojnë se Faton Latifi, 24 vjeç nga Kumanova, është zhdukur që nga dita e sotme. Ai u ka lënë një mesazh prindërve dhe më pas është larguar në drejtim të panjohur, pa u paraqitur në vendin e punës.

Familja është e shqetësuar për gjendjen e tij dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacion ose e kanë parë Fatonin, të lajmërojnë menjëherë në njërin nga numrat e mëposhtëm:

071-291-123
071-291-125
071-291-124

Çdo informacion mund të ndihmojë në gjetjen e tij.