Për mbrojtësin qendror shqiptar të lindur në vitin 2000, i rikthyer nga huazimi te Mallorca, interesim kanë shfaqur Rayo Vallecano, Elche dhe Levante. E ardhmja e mbrojtësit Marash Kumbulla (26 vjeç) nuk pritet të jetë te Roma. I rikthyer në klubin verdhekuq në muajin qershor, pas përfundimit të huazimit te Mallorca në La Liga, klubi italian po kërkon një sistemim të ri për qendërmbrojtësin.
Në të ardhmen e Kumbullës, i cili ka ende dy vite kontratë me Romën (skadon më 30 qershor 2028), mund të ketë sërish një aventurë në Spanjë. Sipas asaj që raporton sot “Il Messaggero”, në orët e fundit tri skuadra të elitës spanjolle kanë kërkuar informacione për situatën e tij: Rayo Vallecano, Elche dhe Levante.
Për një qendërmbrojtës që, si Kumbulla, është pranë largimit, teorikisht mund të ketë edhe një lojtar që do të vijë në hyrje. Trajneri Gian Piero Gasperini i ka kërkuar drejtorit sportiv D’Amico një alternativë për Mario Hermoson, ndaj ideja e drejtuesit të Romës është që ta plotësojë këtë kërkesë sa më shpejt të jetë e mundur.
The post Kumbulla “bën nxemjen” te Roma, por e ardhmja mund të jetë përsëri në Spanjë. Ka tri oferta appeared first on Telesport.
