U kundërpërgjigj partia në pushtet VMRO-DPMNE, duke i thënë LSDM-së se rrënimi në të cilin e lanë Maqedoninë në çdo nivel nuk do të riparohet brenda natës. “Është mirë që LSD më në fund hoqi syzet rozë dhe pa se në çfarë gjendje e lanë vendin. Qeveria po i rrit vazhdimisht pagat”, thonë nga DPMNE. Përmendin rritjen e pagave në MPB për 10%, për punonjësit e shkollave 7% dhe në shëndetësi, pikët e kapitacionit për mjekët dhe stomatologët. Rritja e pagave në shëndetësi deri në 50% është planifikuar për një periudhë katërvjeçare, thonë nga partia në pushtet.