Në Texas do të luhet ndeshja e parë e grupit H, mes Anglisë dhe Kroacisë. “Tre Luanët” konsiderohen si favorit në këtë takim, por Kroacia ka treguar gjithmonë që është një kundërshtar që nuk duhet nënvlerësuar.

Thomas Tuchel do të mbështetet te Harry Kane, i vetëm në majë të sulmit dhe më pas te mesfusha me emra të njohur si Bellingham, Anthony Gordon e Declan Rice.

Ndërkohë, në anën tjetër Kroacia e drejtuar te Zlatko Dalic do të mbështetet te dy veteranët, Luka Modric dhe Ivan Perisic.

Anglia (4-2-3-1): Pickford; James, Konsa, Stones, O’Reilly; Rice, Anderson; Madueke, Bellingham, Gordon; Kane

Kroacia (4-3-3): Livakovic; Stanisic, Vuskovic, Gvardiol, Sutalo; Modric, Mario Pasalic, P.Sucic; Perisic, Musa, Baturina

The post Kupa e Botës: Anglia dhe Krocia do të masin forcat në Texas, zbulohen formacionet zyrtare appeared first on Telesport.