Interi likuidon Lazion në çerekfinalen e Kupës së Italisë dhe do të duhet të përballet tashmë me Milanin në gjysmëfinale, pasi skuadra kuqezi kishte eliminuar një tjetër ekip të kryeqytetit, Romën e Ranierit në çerekfinale.

Zikaltërit, që këto vitet e fundit ndaj Lazios kanë qenë gjithmonë superiorë, kanë shënuar dy gola sonte ndaj djemve të Baronit, fillimisht me një silurë fluturimthi të Arnautovic në pjesën e parë dhe më pas me një penallti të fituar nga Correa dhe realizuar nga Calhanoglu në pjesën e dytë.

VIDEO E GOLIT TE ARNAUTOVIC – VIDEO

Lazio që luajti mjaft mirë dhe madje pati edhe raste por në 20 metrat e fundit zgjedhjet jo shpesh i shpërblyen. Lajmi i keq për Interin është dëmtimi i Darmian (i zëvendësuar që pjesën e parë nga Dumfries) por edhe nje shqetësim fizik nga Frattesi, teksa duhet theksuar paraqitja e mirë nga Bisseck dhe Zielinski.

GOLI I CALHANOGLU – VIDEO

Asllani luajti 63 minuta pasi kishte marë dhe të verdhë, duke i lënë vendin Calhanoglu më pas. Shqiptari tentoi dhe portën një herë në goditje nga hyrja e zonës por nuk gjeti kuadratin.

 

The post KUPA E ITALISË | Interi eliminon Lazion dhe shkon në gjysmëfinale, aty ku do të përballet ndaj Milanit (VIDEO) appeared first on Telesport.