Partizani fiton ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë në fushën e Egnatias, një sfidë e vendosur me penallti nga të kuqtë (gol Keko) teksa është fitorja e dytë brenda pak ditësh për trajnerin e ri, Skënder Gega, i rikthyer pas shumë kohësh te Partizani ku u shpall kampion në stol.

Kura” Gega vazhdon të japë efekt te Partizani. Pas fitores në kampionat, të kuqtë kanë gjetur një fitore shumë të rëndësishme edhe në Kupën e Shqipërisë.

Edhe pse ishte ekipi vendas që dominoi ndeshjen, sa i përket mbajtjes së topit dhe rasteve të krijuara, te kuqtë u dukën shpesh të kënaqur edhe me një barazim për mënyrën se si po shkonte loja.

Por një kundërsulm në minutat e fundit solli penalltinë e fituar dhe transformuar nga Keko, që i mjaftoi për një sukses minimal 1-0 që i jep një avantazh të vogël për kalimin në finale.

Ndeshja tjetër, e cila u luajt ditën e mërkurë, ajo mes Vllaznisë dhe Dinamos, përfundoi në 0-0. Finalistët megjithatë do të vendosen në sfidat e dyta, duke ditur se janë ndeshje ende të hapura.

GOLI I PARTIZANIT – VIDEO

The post KUPA E SHQIPËRISË | Partizani befason Egnatian në fund, Gega e ka nisur me këmbën e mbarë te “demat” (VIDEO) appeared first on Telesport.