Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM), pas hedhjes së shortit ka caktuar çiftet e çerekfinale dhe gjysmëfinalet e mundshme në Kupën e Futbollit të Maqedonisë.

Në bazë të shortit, mbrojtësi i Kupës së Maqedonisë, skuadra e Vardarit do të përballet me Ohridin, ndërsa Struga Trim Lum do të përballet me Shkëndijën. Në takimet e tjera, Shkëndija e Haraçinës do të sfidojë Rabotniçkin, ndërsa Detonit Plaçkovica përballet me Sileksin.

Fituesi i çiftit të parë, Vardar-Ohër, në gjysmëfinale, do të përballet me fituesin e sfidës Detonit -Sileksi, ndërsa në gjysmëfinalja e dytë do të përbëhet nga fituesit e sfidave: Struga Trim Lum-Shkëndija dhe Shkëndija Haraçinë-Rabotniçki.

Përballjet e çerekfinales jdo të zhvillohen më 25 shkurt dhe nëse nuk ka fitues në kohën e rregullt, fituesi përcaktohet përmes penalltive.

 Kupa e Maqedonisë – Çerekfinale

Vardari – Ohridi

Detonit Plaçkovica – Sileksi

Shkëndija Haraçinë – Rabotniçki

Struga Trim Lum – Shkëndija

The post Kupa: Struga TL sfidon Shkëndijën e Tetovës, Rabotniçki mysafirë i Shkëndijës së Haraçinës appeared first on Alsat.