Nuk ka fitues në superpërballjen e gjysmëfinales së parë mes Barcelonës dhe Atletico Madrid dhe gjithccka do të vendoset në ndeshjen e kthimit pasi 4-4 ishte spektakolar, me mbrojtje të hapura, befasi, remuntada dhe në fund gjithmonë një Sorloth që edhe në kampionat i bëri dëmin katalanasve.
Pjesa e pare nder me te çmendurat. Që në minutën e parë goditi Julian Alvarez në shtyllën e dytë duke i shpëtuar mbulimit gjatë një krosimi të ardhur nga krahu, teksa më pas ishte një kundërsulm i shpejtë dhe perfekt i colchoneros me Alvarez që bën gjithçka dhe në fund asiston për Griezmann që me qetësi dhe teknikë kalon Balde lehtë dhe më pas mposht edhe Scezszny.
Por, reagimi i djemve te Flick ka qene i jashtezakonshem sepse fillimisht kane shenuar me Pedri dhe pa u mbushur mire 2 minuta, kane barazuar me ane te Cubarsi, goli i pare si profesionist me fanelen blaugrana.
Por, katalanasit nuk u ndalen dhe pasi vazhduan te sulmonin dhe shperdorin disa sulme, gjeten avantazhin dhe permbysjen me Inigo Martinez i cili ne shtyllen e dyte gjate nje goditje kendi do te shenoje golin e trete me ate te Inigo Martinez, totalisht i harruar ne shtyllen e dyte.
Pjesa e dytë ishte edhe më dramatike, pasi në sekondat e fundit të takimit u barazuan shifrat. Robert Lewandowski shënoi për 4-2 në minutën e 74-të, duke menduar se kishte përfunduar gjithçka.
Por, mysafirët e ngushtuan epërsinë e tyre në 4-3 me anë të Marcos Llorentes (84’), duke ndezur edhe më shumë takimin. Samuel Lino asistoi te Alexander Sorloth në minutën e 90+3-të, për t’i barazur shifrat në 4-4 Barcelona do të jetë mysafire e Atleticos në javën e ardhshme, për të përcaktuar finalistin.
The post KUPA | Tetë gola dhe emocione pafund, Barcelona-Atletico shtyjnë gjithçka për ndeshjen e kthimit (VIDEO) appeared first on Telesport.
