Kombëtarja shqiptare e nisi me humbje ndeshjen e parë të eleminatoreve për Botërorin 2026. Kuqezinjtë në “Wembley” u mposhtën nga Anglia me rezultat 2 me 0, transmeton TV21. Golin e parë për anglezët e shënoi Lewis-Skelly në minutën e 20-të të ndeshjes, me çka pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal 1 me 0 për “Tre Luanët”. Ndërsa në pjesën e dytë të ndeshjes, gjegjësishtë në minutën e 77 Harry Kane thelloi rezultatin 2 me 0. Të besuarit e Silvinjos u shfaqën shumë pak të rrezikshëm në këtë ndeshje.
