Pas përfundimit të ndeshjeve të javës së 34-të, të cilat u luajtën të gjitha në të njëjtën ditë dhe orar, gara për mbijetesën është bërë më e fortë se kurrë, pasi pjesa tjetër duket e zgjidhur.

Elbasani, Vllaznia dhe Egnatia kanë siuguruar zyrtarisht vendin në “Final Four”. Ekipi i katërt pritet të jetë Dinamo, që i mjafton një fitore në dy ndeshjet e fundit për ta siguruar zyrtarisht.

Me humbjen e sotme në “Niko Dovana”, 0-1 ndaj Tiranës, Teuta është futur në vallen e mbijetesës. Janë 4 ekipe që renditen me nga 38 pikë, duke nisur nga Teuta, Tirana, Vora dhe Bylis. Mbyll renditjen Flamurtari me 35 pikë, por ende në lojë për mbijetesën.

The post Kur mbeten edhe dy javë nga fundi i sezonit, ja situata në Abissnet Superiore. Teuta futet në vallen e mbijetesës (foto) appeared first on Telesport.