Kurti i ftoi për takim Abdixhikun dhe Krasniqin, LDK i thotë ”Jo”

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ftuar për takim kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun dhe atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Kransiqi te enjten në ora 08:30.

Për RTV21 zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se LDK-ja nuk do të marrë pjesë.

Ai ka thënë se çështja e Kryeparlamentarit kërkon shumicën politike, e për këtë LDK-ja veçse ka dhënë qëndrimin e saj.

”Ka ftese. Nuk marrim pjese ne takim, njëkohësisht kryetari Abdixhiku nuk është ne Kosove. Për çështjen e nënkryetarëve te Kuvendit, te përcaktuar si vende perfaqesimi te partive, nuk eshte ceshtje diskutimi sepse jane pozita te perfaqesimit partiak. Ceshtja e Kryetarit te Kuvendit, eshte ceshtje politike dhe kerkon shumice politike. Per kete ceshtje vecse kemi dhene qendrim”, tha Mustafa.


Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka dërguar një letër zyrtare kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, përmes së cilës e fton në një takim konsultativ me qëllim të konstituimit të Kuvendit të ri.

Në letër e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se Kurti thekson nevojën për zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit, përfshirë edhe kryetarin e tij, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe rregulloren përkatëse.