Manchester City ka nisur negociatat për transferimin e Antoine Semenyo. Sipas BBC, sulmuesi i Bournemouth po zhvillon bisedime të avancuara për t’u transferuar në “Etihad” këtë dimër. Në moshën 25-vjeçare, ganezi po kalon momentin më të mirë të karrierës dhe mund të bëhet përforcimi kryesor i merkatos së “qytetarëve”.
Semenyo, një nga lojtarët më të kërkuar në kampionat, ka pasur interes nga pothuajse të gjitha klubet e mëdha të Premier League, përveç Arsenalit, sipas medias britanike. Megjithatë, Pep Guardiola është më afër se kushdo tjetër finalizimit të marrëveshjes me të.
Ekziston një klauzolë që i lejon Semenyo të largohet në janar për 72 milionë euro + 5 milionë bonuse, por vetëm deri më 10 janar. Pas kësaj, mundësia mbyllet. Manchester City, i vetëdijshëm për këtë, po vepron me vendosmëri për ta fituar konkurrencën me klubet e tjera.
Semenyo ka shënuar 8 gola dhe dhënë 3 asiste në 13 javët e Premier League, përfshirë 2 gola menjëherë pas përballjes me fyerje raciste, një reagim që nuk kaloi pa u vënë re. Manchester United duket se ka hequr dorë, Liverpool e shqyrtoi pas dëmtimit të Isak, Chelsea u interesua për kushtet personale, ndërsa Tottenham tashmë pranon disavantazhin.
The post Kushton 72+5 milionë euro, Manchester City nxiton për t’i bërë Guardiolës një dhuratë Krishtlindjesh appeared first on Telesport.
