Në Kuvend vazhdoi dëgjimi i pesë kandidatëve për kryetar të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, pasi pesë të parët u intervistuan dje. Në konkurs ishin paraqitur 13 kandidatë, e më pas dy janë refuzuar dhe një kishte tërhequr dokumentacionin.
Kryetari i ri pritet të zgjidhet ditën e premte në seancë të rregullt të komisionit për zgjedhje dhe emërime. Kryetari i ri duhet të vijë në vend të Tatjana Dimitrovskës e cila u përfshi si e akuzuar në lëndën “Aditivët”. Ajo akuzohet për dhënie të informatave sekrete dhe falsifikim të dokumenteve.
The post Kuvendi dëgjon kandidatët për kryetar të Komisionit Antikorrupsion, zgjedhja pritet të premten appeared first on Alsat.
