Gazetar: Mihajllo Donev

Kuvendi e pranoi dhe i votoi interpelancën kryerprokurorit, Lupço Kocevski. Gjithsej 71 deputetë votuan, të gjithë votuan pro, nuk pati asnjë kundërshtim apo abstenim. Interpelanca u nis nga grupi parlamentar i partisë E Majta dhe në shpjegimin e tyre ata deklaruan se Kocevski bëri Pazar me Mickoskin që për të ruajtur poziën e kryeprokurorit, kuadrot e VMRO-DPMNE-së nuk do të përfshihen në hetimin për tragjedinë e Koçanit.
Dimitar Apasiev, kryetar i së Majtës (nga 12.09 deri në 12.28) – Ta dhash, që të ma japësh – Unë do ta ndaloj ty procedurën e shkarkimit e iniciuar nga Ministri i Drejtësisë dhe qeveria, dhe ti nuk do mi ndjekësh penalisht ata që punojnë në Maqedoninë lindore, dhe përmes së cilëve drejtohen të gjitha skemat e zeza të shantazhit, drogës për të rinjtë dhe të ngjashme.

Ndryshe nga VMRO-DPMNE, deputetët e LSDM-së deklaruan se nuk do të marrin pjesë në votim sepse, siç theksuan, interpelanca nuk nënkuptonte shkarkimin automatik të Kocevskit.
“Ne, si grup parlamentar i LSDM-së dhe koalicionit, nuk do të marrim pjesë me më shumë folës në këtë seancë, sepse nuk ka logjikë të debatohet dhe të merret vendim duke votuar për diçka që nuk ka ose nuk ka domosdoshmërisht pasoja ligjore”, tha Jovan Mitreski, koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së .

Votimi u bojkotua edhe nga deputetët e BDI-së.

“I theksuam punët e këtij prokurori, por nuk do të jemi në sallë në momentin e votimit, duam tu lëmë juve me lojërat tuaja. Sepse interpelanca lind nga lojërat që zhvillohen prapa skenave”, tha Rina Ajdari, deputete e BDI.
Interpelanca e votuar për Kocevskin nuk nënkupton shkarkimin e tij, por vetëm lokalizimin e përgjegjësisë politike nga ana e tij. Më 26 qershor, e Majta dorëzoi interpelancë duke shprehur dyshime serioze në lidhje me profesionalizmin e punës së prokurorit të shtetit. Për Kocevskin, Qeveria paraqiti një propozim për shkarkim në fillim të këtij viti, por pas tragjedisë në Koçan, propozimi u la në pritje dhe Kryeministri më pas njoftoi se procedura për shkarkimin e prokurorit të shtetit do të vazhdonte pasi të përfundonte hetimi për zjarrin në Koçan./Alsat.mk

The post Kuvendi e pranoi dhe i votoi interpelancën kryeprokurorit Kocevski appeared first on Alsat.