Kuvendi konstatoi dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska. As me shkrim, e as sot në Kuvend, Dimitrovska nuk e shfrytëzoi mundësinë për ta arsyetuar dorëheqjen e saj.

Ajo dorëzoi dorëheqjen më 25 korrik, pasi Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë ndaj saj për dy vepra penale – për zbulim të sekretit zyrtar ndaj ish-drejtorit të TEC Negotinë, Nebojsha Stojanoviq, i akuzuar në rastin “Aditiv”, si dhe për falsifikim kompjuterik, pasi një revizor i Entit Shtetëror të Revizionit kishte dhënë testin për certifikatë të sekretit shtetëror në emër të saj.