Bogdanka Kuzeska nga LSDM sot në Qeveri ka dorëzuar dokumentet, për siç thonë ata, parregullsitë në punën e ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, përcjell TV21. Kuzeska thotë se këto dokumente hapin dyshim për korrupsion dhe mitë në MMJPH.
“Sipas asaj që është theksuar në këto dokumente, në Ministrinë për Mjedis Jetësor është vendosur sistem për nënshkrim dhe vendimmarrje në kundërshtim me ligjet dhe procedurave administrative, që hap dyshim për korrupsion dhe mito. Presim që Mikcoski t’i lexojë, t’i rishikojë me kujdes dhe të përgjigjet për të gjitha këto dyshime për keqpërdorime dhe korrupsion të mundshëm. Ejani të shohim tani, a do të ndërmarrë diçka kryeministri me këto dëshmi në duar”, tha Bogdanka Kuzeska nga LSDM.



