Në vend të drejtësisë jo-selektive për Koçanin, MPB po ndjek të rinjtë për statuset në Facebook akuzojnë nga LSDM. Zëdhënësja e kësaj partie Bogdanka Kuzeska tha se po kalon java e katërt nga aksidenti i tmerrshëm në Koçan, ku humbën jetën 61 persona, ndërsa hetimi nuk jep përgjigje për pyetjen kyçe: Kush është përgjegjës për zjarrin në ‘Puls’?

“Nuk thirren ata që kanë qenë në funksione, nuk ka kallëzime penale, por përndiqen të rinjtë që shkruajnë në Facebook dhe që kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi jo-selektive. A mendon MPB-ja se në këtë mënyrë dikush duhet të heshtet? Liria e shprehjes nuk është kërcënim për hetimin. Të rinjtë nuk janë armiq – ata janë ndërgjegjja e kësaj shoqërie. LSDM kërkon nga MPB të ndalojë menjëherë me presionet dhe ndjekjen e qytetarëve për shkak të qëndrimeve dhe mendimeve të shprehura publikisht”, Bogdanka Kuzeska – LSDM.